-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet prokurori që pretendoi se fitoi 79 mijë euro në baste

Kryesoret

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali.

Sali është djegur pasi ka bërë deklarim të rremë, të paktën sipas KPK. Rezulton se Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendon se ka fituar në bastet sportive onlinë bet 355 me seli në Gilbraltar shumën prej 79 275 euro.

Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaron se ia ka dhënë hua babait të tij në vlerën e 56 mijë eurove. Sipas KPK, edhe pse prokurori ka pasur likuiditet, ka marrë kredi në mënyrë që nuk është arsyetuar qartë.

Shuma e parave e fituar në lojërat e fatit duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.

Në përfundim rezulton se mos deklarimi i shumës prej 56 mijë euro, marrja e një kredie bankare dhe ekzistenca e një tjetër kredie edhe pas fitimit të lotarisë, vazhdonte të paguhej me një kredi tjetër, ngrenë dyshimin se shuma e parave të fituara në lojë fati duket se ka krijuar një deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se ka pasur lëvizje bankare mes prokurorit dhe kompanisë së basteve ku evidentohet se ka qenë frekuentues i kësaj i këtij aktiviteti, duke cenuar figurën dhe integritetin e prokurorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit