-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ Gazheli: Hysenbelliu sulm për gjobën e “Birra Tirana”! Rama: Po shantazhon

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas denoncimit të Genti Gazhelit i cili akuzoi biznesmenin Irfan Hysenbelliu se po e sulmon përmes mediave të tij pas një gjobe të vendosur ndaj “Birra Tirana” për evazion fiskal.

Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s’ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?!” shkruan Edi Rama.

Shefi i Doganave u shpreh se do i drejtohet autoriteteve dhe trupit diplomatik për t’i vendosur në dijeni për sulmin dhe akuzat që janë hedhur kundër tij.

“Dje nuk përmenda emra, por pronari i News 24,BalkanWeb dhe Panorama zoti Irfan Hysenbelliu është betuar që nuk do të m’i falë borxhet që i ka shtetit!

Mediat e tij janë hedhur në një sulm personal me shpifje dhe fyerje personale, sapo “Birra Tirana” ka marrë gjobën e merituar sipas ligjit për fshehje të ardhurash në një shumë të konsiderueshme!

Dje mediat në fjalë, nuk e publikuan reagimin tim edhe pse ai nuk fliste me emër as për ato dhe as për organizatorin e këtij sulmi për shkak të detyrës, zotit Irfan Hysenbelliu!

Sot detyrohem t’i tregoj me gisht dhe të ndaj me publikun se pasi kam informuar autoritetet shtetërore do të informoj edhe trupin diplomatik edhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare të mediave!

Nuk dua të hap për momentin gjyq me zotërinë, për të cilin thuhet kudo se është gjobvënës mediatik, por tani që po e provoj në kurriz egërsinë kriminale të shpifjeve të këtyre mediave do ta vlerësoj me zyrën juridike një gjyq për reputacionin e Doganës Shqiptare!

Me shpresën që mediat e tjera do ta publikojnë këtë deklarim publik, i them zotit Irfan dhe të gjithë irfanëve të tjerë që janë mësuar të shijnë në kurriz të shtetit me maskat e medias, se mua nuk më lëkundin dot në zbatimin e ligjit fiskal!”, shkruan Gazheli.

Drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli u akuzua se ka promovuar në detyrë zyrtarë të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia greke, konkretisht Artur Sejati.

Mbi të rëndojnë akuza të rënda si ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda dhe kontrabandë.

E ndërsa procesi është në vazhdim, Sejati, i cili është emëruar nga Genti Gazheli, vazhdon në të njëjtin vend punë, atë të drejtorit të hetimit doganor për gjithë Shqipërinë për të luftuar kontrabandën dhe vepra të tjera penale në territorin doganor shqiptar.

Përveç drejtorit të hetimit doganor, nën hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të doganave, Klandi Malaj, Mirel Beshiku dhe Elton Gishti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit