Lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Laçin mbrëmjen e kaluar janë zbuluar detaje të reja. Burime për mediat bëjnë me dije se nga atentati ku u vra 28 vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi, kanë qenë 3 atentatorë.
Dy prej tyre me armë zbritën dhe qëlluan me breshëri ndaj sheshpushimit të pallatit ku ndodheshin atë moment Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi.
Po kështu hetimet kanë zbuluar se atentatorët kishin qarkulluar disa herë gjatë ditës së djeshme në zonë. Policia ka marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për lëvizjet e viktimave, apo edhe autorëve që mbeten ende të paidentifikuar.
Ndërkohë që janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit të ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të atentatit.