Disa detaje të reja janë zbuluar nga atentati i një nate më parë në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi, mik i ngushtë me Ervis Martinajn.
Mësohet se dy personat po lëviznin me një makinë të blinduar, e cila ishte në emër të Martinajt. Duket se ata i ruheshin një sulmi të mundshëm duke qenë se banda e Martinajt është vënë në shënjestër të grupit rival.
Policia ka bërë me dije se autorët kanë pritur deri sa viktimat kanë dalë nga makina dhe më shumë se 100 plumba janë hedhur mbi ta.