-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I njëjti autorë? Kush i preu “krahët” e Martinajt në Milot dhe Fushë-Krujë?

Kryesoret

Dy atentate të ndodhura brenda javës në Milot dhe Fushë-Krujë ka tronditur shqiptarët.

Por jo rastësisht të dyja ngjarjet makabre kanë disa të përbashkëta, kryesorja po eliminohen të afërmit e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt.

Në atentatin e Fushë-Krujës shënjestra ishte kushëriri i Martinajt, Brilanti, po ashtu dhe dy viktimat e tjera Besmir Hoxha dhe Diklen Vata kishin lidhje shoqërore me Ervisin. Po në këtë atentat si në atë të Milotit arma e përdorur ishte tip kallashnikov dhe qitësit kanë gjuajtur më shumë se 100 herë.

Në atentatin e Milotit, shënjestra, Ylli Brahimi, po ashtu kishte lidhje farefisnore me Martinajn po ashtu Klisman Preçi, i cili mbeti viktimë ishte shok me të.

Në të dy këta atentate shënjestrat dyshohen të kenë qenë të përfshirë në vrasjen e komisarit të policisë Xhelal Reçi. Një tjetër e përbashkët është ajo e djegie së makinave të përdoruar disa kilometra nga vendngjarja.

Banda rivale e Martinajt i ka rrënjët në Durrës dhe duket se konfliktin më të madh ai e ka me ata, pasi më herët ka urdhëruar vrasjen e numrit “dy” të bandës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit