Hair Breshanaj, 62 vjeç, do i duhet të kryejë dënimin për një vrasje të 1998, 24 vite pas vendimit të gjykatës.
Ai u shpall fajtor nga gjykata e Vlorë dhe u dënua me 20 vite për vrasjen e Nustret Nanaj. Pas ngjarjes ai u fsheh në fshatin Vrinë, në Sarandë ku krijoi familjen e tij dhe është babai i dy fëmijëve. Njihej si një person i qetë, i heshtur dhe shihej rrallë herë të dilte jashtë banesës. Disa nga njerëzit e zonë shprehen se ai shkonte në Greqi për të punuar dhe siguruar jetesën, por duke përdorur rrugët ilegale, pasi nuk mund të nxirrte një mjet identifikimi.
Ende nuk dihet sesi policia ka rënë në gjurmët e tij, por ai po survejohej prej ditësh. Operacioni ka nisur rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm. Përveç të kërkuarit me këmbë, pasi u mor vesh se i shumëkërkuari nuk ndodhej në banesë, u vu në lëvizje edhe droni për të zbuluar saktë vendndodhjen e Breshanaj. Ai u kap në një mal afër lumit në kufi me Greqinë, ku ai merrej me kullotje të disa krerëve lopë, që i rriste për mish ku e shisnin fëmijët e tij në fshat.