Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar sërish marrëveshjen koncesionare e cila do të udhëhiqet nga Richard Hodges, i cili është drejtuesi shkencor i planit.
Zhupa ka publikuar një video nga leksioni i Hodges, i cili ka thënë se Butrinti i është dhënë padrejtësisht shqiptarëve.
“Dëgjojeni sec thotë Richard Hodges në leksionin e tij: Asnjë shqiptar nuk banonte në këto zona duke përfshirë Sarandën në 1913 dhe ju dha padrejtesisht Shqipërisë Butrinti nga fuqitë e mëdha!!!!!
E ka shkruar, e ka thënë në leksionet e veta!
Shteti shqiptar ti jap sot të drejtën të rishkruaj historinë nga brenda Butrintit, duke qënë përgjegjës për të është akti më antikombëtar ndonjëherë, është tradhëti kombëtare.” është shprehur Zhupa.