-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarm për bombë në mes të koncertit në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ndërpreu koncertin e festivalit të tenorit Ramë Lahaj të dielën, nën dyshimin se në lokacionin ku po mbahej, u raportua për bombë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se alarmi është bërë në orën 19:30.

“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në konfirmimin policor.

Organizatorët kanë njoftuar audiencën se duhet dalë jashtë shkaku i një alarmi për bombë, derisa hapësira të kontrollohet.

Koncerti, që po mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pritet të vazhdojë.

Javëve të fundit, në Kosovë ka pasur alarme me bombë në disa lokacione, por që deri më tani të gjitha janë konfirmuar si të rreme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit