-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bajram Begaj: Shqipëria ka nevojë për një politikë te re! S’do jem neutral

Kryesoret

Në fjalimin e tij të parë në parlament, pasi u betua Presidenti i ri Bajram Begaj tha se nuk do të jetë neutral, por do të reagojë në cdo moment nëse shkelet ligji. Ai tha se Shqipëria ka nevojë për një politikë te re, dialog dhe unitet, aq më tepër tani që u hapën negociatat.

Do të mbështes bashkëpunimin mes të gjitha forcave, gjetjen e rrugëve dhe shtigjeve të përbashkëta. Të largohemi nga politika e konfrontimit, dialog dhe ura lidhëse mes klasave politike.

Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e së drejtës për të garantuar të drejtat dhe liritë e njeriut për një të ardhme sikur e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për vlerat e humbura. Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë dhe Shqipërisë. Të gjithë ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur.

U betova sot se do t’i shërbej Kushtetutës dhe të përmbush detyrën time sipas parimeve dhe normave të Kushtetutës këtë mision do ta kryejë mbi palët por nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që bie ndesh mbi këtë parim, nuk do të qëndroj neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike mbi atë të Kombit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit