14 efektivët e policisë të arrestuar për abuzim me tendera në Malësinë e Madhe janë liruar, këtë të dielë.
Ish-shefi i rendit Saimir Rustemi dhe 13 efektivë të tjerë të policisë janë liruar nga qelia ndërsa vendimi jashtë Gjykatës së Shkodrës është pritur jashtë me duartrokitje.
“Nderoni veten! Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, ishin disa nga mesazhet që ata mbanin në posterat e tyre.