Kreu i ri i shtetit Bajram Begaj fjalimin e tij të shkurtër në parlament pas betimit e kishte me disa mesazhe politike për qeverinë dhe opozitën. Ai tha se dëshira nuk mund të justifikojë dështimet e qeverisë dhe i kërkoi opozitës që së pari të ofrojë bashkëpunim dhe jo të lutet për dështim.
“Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme Europiane.
Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora më e bukur. Shqipëria europiane është e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës, e Ismail Qemalit.
Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk mund të justifikojnë asnjë dështim, unë e njoh opozitën dhe e mbështes, por të mos shihet konflikti përpara bashkëpunimit dhe të mos lutet dështimi përpara gjetjes së zgjidhjes” tha ai.