I buzëqeshur me familjen në krah dhe një mesazh për të ardhmen. Ish-kreu i shtetit Ilir Meta rreth një orë pasi doli nga Presidenca ka postuar në faqen zyrtare në rrjetet sociale një foto me familjen, bashkëshorten, Monika Kryemadhi që është edhe kryetare e LSI-së, dy vajzat dhe djalin.
“Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja” shkruan Ilir Meta. Nesër pasdite do të jetë Konventa e LSI-së, ku Ilir Meta pritet që “de facto” të marrë drejtimin e partisë që vetë themeloi.