Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pasi e mori detyrën nga Ilir Meta përmendi Kosovën, por edhe aspiratën për bashkimin kombëtar.
“Do të jem shërbëtor i popullit tonë, mbështetës i palëkundur i integrimeve euroatlantike të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Luginës Preshevës e kudo që ata punojnë. Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkim kombëtar”, tha Begaj.
Kryefjalë e Presidentit të ri ishte siguria kombëtare, dialogu politik dhe drejtësia e re në kuadër të procesit të integrimit tashmë që janë hapur negociatat.