10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri vendos objektivin e parë: Do rishikoj sigurinë kombëtare

Kryesoret

Kreu i ri i shtetit, Bajram Begaj në fjalën e tij pas ceremonisë së marrjes së detyrës vendosi objektivin e parë; siguria kombëtare. Ai tha se si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare do të rishikojë strategjinë e sigurisë.

“Të rishikojmë strategjinë e sigurisë tonë kombëtare. Të punojmë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Të punojmë për adresimin e problemeve”, deklaroi Begaj.

Kryefjalën e fjalimit të tij e zuri dialogu politik dhe drejtësia e re. “Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët.

E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit