-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Sulmi kibernetik u zmbraps, s’u fshi asgjë

Kryesoret

Një javë pas goditjes, kryeministri Edi Rama shprehet se agresioni kundër shërbimeve të faqeve të shërbimeve publike është zmbrapsur dhe asnjë e dhënë nuk është fshirë, duke u rikthyer gjithçka si normalisht.

Aktualisht, kreu i qeverisë deklaron se po vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurt të agresorit, teksa më parë theksoi se dyshimet janë te dy shtete.

“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!

Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit!

E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit