Kjo e hënë nisi me ndryshime të mëdha në kabinetin e qeverisë, me shkarkime dhe emërime të reja.
Kryeministri Rama shkarkoi Arben Ahmetajn nga detyra e zv.kryeministrit dhe e ministrit të Rindërtimit dhe në vend të tij vendosi Belinda Ballukun. Këtë të fundit Rama e përgëzojë për përballimin e krizës energjetike dhe si shpërblim i dha postin e zv.kryeministres.
Po ashtu në krye të negociatave u vendos Majlinda Dhuka, e cila më herët ka mbajtur postin e drejtoreshës së Mirëqenies dhe Zhvillimit.
Në fakt këto propozime të Ramës janë shkresat e para zyrtare që Bajram Begaj, ka marr si President. Ai u emërua dje në krye të shtetit, por mesa duket java i ka nisur fuqishëm.
