Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa foto nga ceremonia pas betimit të Bajram Begajt dhe dy mesazhet që i përcolli.
“Sot në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj, në emër të qytetarëve të Kosovës, përcolla urimet më të sinqerta për suksese në këtë detyrë të rëndësishme.
Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike” shkruan Osmani.