Kreu i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe qëndroi për rreth një orë sot në SPAK, ku u pyet në lidhje me një dosje, por që nuk pranoi që të tregonte duke qëndruar hermetik përpara gazetarëve që nxituan me shpejtësi për t’i marrë një reagim.
Ai tha se çështja për të cilën u pyet nuk ka lidhje me institucionin që drejton dhe as me ministrinë që e ka në varësi duke e cilësuar rutinë.
“Nuk ka asnjë lidhje DPSHTR me arsyen që isha për një verifikim për një çështje të tjerë që u pyeta për një sqarim. Nuk ka lidhje edhe për detyrën që u pyeta.
Nuk ka lidhje me asnjë gjë që lidhet me ministrinë nga varem, as me rrugët, është një çështje rutinore. Nuk erdha as nga dera e pasme. Deklarova një situatë, nuk e justifikon qëndrimin dhe vrapin tuaj.
Nuk mund ta them cfarë është. Unë jam këtu si Blend Gonxhe, nuk ka lidhje si DPSHTRR. Nuk ka lidhje me asnjë institucion shtetërore, as tendera, asgjë. Rrini të qetë, më vjen keq që ju zhgënjeva, por rrini të qetë” tha ai.
Dy vite më parë Gonxhe është denoncuar në SPAK nga Nisma Thurje, por ende nuk dihet nëse ishte për këtë dosje apo tjetër.