-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blendi Gonxhe drejt derës së SPAK-ut

Kryesoret

Blendi Gonxhe drejtori i i përgjithshëm i transportit rrugor është paraqitur në SPAK ditën e sotme. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet.

Më herët ka pasur disa denoncime për të në SPAK, ku përfshihen shpërdorim detyre dhe dhënie e tenderëve të dyshimtë. Denoncimi u bë nga Nisma Thurje.

Më konkretisht bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor që mban numrin e referencës REF-96774-05-28-2021. Objekti i këtij tenderi është “Shërbim printimi, fotokopjimi dhe skanimi në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale në varësi” me një fond limit prej 46,797,617 lekë të reja pa TVSH ose rreth 560 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse e lëmë mënjanë vlerën marramendëse që kërkohet për këto shërbime, vetë tenderi ka procedura tepër të dyshimta. Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, “INFOSOFT OFFICE” shpk në pronësi të Gëzim Dobit me vlerë të ofruar 44,807, 960 lekë të reja pa TVSH dhe “ADENIS KASTRATI KASTRATI” shpk me vlerë të ofruar zero lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit