-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza energjetike, qeveria: Të ardhurat e munguara në 2021 mbi 45 milionë euro

Kryesoret

Rritja dramatike e çmimeve të energjisë që nisi në tremujorin e fundit të vitit të shkuar por edhe prodhimi i ulët në vend kanë bërë që sektori i energjisë të ketë pasur një ndikim negativ prej 5.5 miliardë lekësh apo 45 milionë euro në financat publike të vitit 2021.

Qeveria pranon këtë në buxhetin faktik të vitit të shkuar duke vlerësuar se risku fiskal që vjen nga energjia është në rritje nga vitit 2020 në vitin 2021.

“Në terma të riskut fiskal, ndikimi i sektorit si kosto apo të ardhura të munguara në financat publike, për vitin 2021, vlerësohet rreth 5.5 miliardë lekë, nga rreth 5.2 miliardë lekë në vitin 2020, duke treguar një përkeqësim të gjendjes së detyrimeve. Kjo situatë është ndikuar nga kushtet e pafavorshme atmosferike që ulën ndjeshëm në tre mujorin e fundit të vitit nivelin e prodhimit dhe gjithashtu prej rritjes të paparashikuar eksponenciale të çmimit të energjisë në Tregun e Lirë (kriza globale e energjisë) që për rrjedhojë ndikuan negativisht në performancën financiare të kompanive të sektorit energjetik” thuhet në relacion.

Por duket se risku fiskal që buron nga energjia në vitin aktual mund të jetë edhe më i lartë për shkak të çmimeve të larta që kanë vijuar përgjatë gjithë këtij viti por edhe prodhimit modest të energjisë. Aktualisht vendi po bazon furnizimin me energji thuajse në masën 50 për qind në importe duke u ekspozuar kështu ndaj çmimeve që kanë arritur në rreth 500 euro/kwh në bazë ndërkohë që në pik edhe më të larta.

Qeveria nënvizon në relacionin e buxhetit faktit se në vitin 2021 ka pasur një ecuri pozitive në sektor të paktën sa i takon uljes së humbjeve në rrjet ndërkohë që edhe arkëtimet kanë qenë në nivele të kënaqshme.

“Një arritje e rëndësishme për vitin 2021 është edhe niveli rekord minimal i humbjeve në rrjet me 20.62 përqind, nga 21.48% në vitin 2020. Gjithashtu, një tregues mjaft i rëndësishëm për sektorin energjetik mbetet niveli i arkëtimeve i cili është rritur për vitin 2021 me rreth 6.5 miliardë lekë krahasuar me 2020” vlerësohet në relacionin e buxhetit faktik.

Operatorët sistemit duke nisur nga gjenerimi tek transmetimi dhe shpërndarja për shkak të krizës kanë mbetur të paralizuar në investime ndërkohë që edhe mungesa e likuiditetit për shkak të shpenzimeve të mëdha i ka detyruar që të kërkojnë mbështetje që është ofruar përmes garancive./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit