Ilir Meta sot ka hequr “kostumin” e Presidentit dhe bëhet gati për një sfidë të re, që nis nga pasditja në konventën e LSI-së.
Konventa Kombëtare e LSI-së do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ndërkohë Meta e ka nisur ditën duke postuar në facebook një foto të tij me bashkëshorten Monika Kryemadhi ku shkruan “Një horizont i ri plot dritë e shpresë!”
“I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re” shkruan në një postim tjetër por tani në Twitter.