Arben Ahmetaj është shkarkuar ditën e sotme nga dy poste të rëndësishme atë të zv.kryeministrit dhe të ministrit të Rindërtimit.
Shkarkimi i tij erdhi pas skandalit të inceneratorëve dhe denoncimit të një pas njëshëm nga LSI për përfshirjen e Ahmetajt në aferën më të madhe korruptive.
Sipas LSI, ai ka udhëtuar që prej 2012 me 3 “kokat” e inceneratorëve, Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Ai u akuzuat si një nga vjedhësit kryesor të 430 milionë euro të përfshirë në skemën e inceneratorit të Tiranës. Nga ana tjetër Ahmetaj u shpreh se ai nuk i njeh pronarët dhe se inceneratori i Tiranës është koncension dhe nuk merr para nga buxheti, por sqaroi se qeveria ka kaluar transferta për bashkinë e Tiranës.