-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urime nga ambasadat? Meta mbron Berishën dhe “fundos” Bashën: Pyesni Jozefinën

Kryesoret

Ish-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se nuk i interesojnë urimet nga ndërkombëtarët, ambasadorët në Tiranë apo partnerët e tjerë jashtë për mbylljen e mandatit dhe rikthimin te partia që vetë themeloi dhe tani i ndryshoi emrin.

Nuk kam asnjë shqetësim nëse ka apo nuk ka reagime, i vetmi reagim shqetësues për mua është kur nuk reagojnë partizanët e reformës në drejtësi për këto afera që po shkatërrojnë financat publike, që unë ua kam bërë të ditur të gjithëve.

Jam i lumtur. Nuk pres të marr asnjë votë nga miqtë tanë, as kam kërkuar dhe as dua. Çdo detyrim i Shqipërisë si anëtar i NATO-s do të plotësohet në mënyrë të shkëlqyer nga partia e Lirisë. Janë të tjerë ata që bëjnë histori që bëjnë marrëzira dhe duan të bëjnë politike duke spekuluar me miqtë tanë” tha ai.

Për Sali Berishën edhe njëherë tjetër ishte i prerë. “Për Berishën për bashkëpunim për çështjen e non gratës mos më pyesni më sepse nxiten nga Rama. Nëse një shqiptar, Berisha, Meta apo dikush tjetër, ka shkelur ligjin e SHBA-së, kemi marrëveshje ekstradimi.

Sali Berisha asnjëherë nuk ka shkelur ndonjë ligj të SHBA-së. Kjo është e sigurt për mua. Gruaja e Bilalit (Edi Rama) shkeli të gjitha ligjet e SHBA dhe gruaja e Bilalit, që ishte kryetare e PS-së i shkeli dhe e mbylli me një marrëveshje”.

Lulzim Bashën e akuzoi se kishte pakt me Edi Ramën për reformën territoriale.

“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht Bashës që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD.

Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij Bashkim Finon dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.

Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama “Bëj si i mërzitur t’i por pranoje këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja si në Vorë, Lezhë apo Pogradec, se ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë”, tha Meta.

Për pseudo-protestat dhe gjumin fitimprurës, pyesni zonjën Jozefinë se ua tregon ajo ka qenë më e qartë nga të gjithë të tjerët” tha në fund ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit