-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: 7 korriku ishte një stacion, opozita është në këmbë!

Kryesoret

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një takim me intelektualët në Tiranë, tha se Edi Rama nuk ka respektuar kohët e fundit asnjë marrëveshje. Asi nuk njeh asgjë, kalon nga skandali në skandal, dhe nuk njeh as njëlloj ligji.

“Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme”, tha Berisha.

Në bashkëbisedimin e lirë foli dhe mjeku Denis Aqiu, i cili u shpreh se kjo qeveri po godet personat me aftësi të kufizuar dhe të rinjtë.

“Unë gjatë këtyre viteve kam pasur përballë një qeveri arrogante, e cila nuk pranon asnjë lloj mendimi. Unë do të ndalem në 2 aspekte kryesore. Kjo qeveri po godet personat me aftësi të kufizuar. Sistemi i taksimit me rrogë të lartë është u padrejtë. Duke filluar nga janari do të ketë edhe goditje ndaj profesionistëve të lirë. Gjë që është e papranueshme. Unë përballem çdo ditë me prindër, dhe fëmijë të cilët më vijnë me lot në sy. Kjo vello arrogance po demonstrohet edhe te të rinjtë. Po edukojmë një brez i cili nuk është i orientuar drejtë formës”, tha Aqiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit