-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat për lëvizjet në qeveri? Nikolla injoron Alibeajn

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka injoruar kërkesën e paraqitur nga kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj për debat në seancën e jashtëzakonshme që do të zhvillohet pasditen e datës 28 korrik për votimin e ndryshimeve në qeveri.

Alibeaj njoftoi sot se bazuar në Kushtetutë bëri kërkesën, por në njoftimin e shpërndarë pasdite, në orën 18:10 nga Kuvendi i Shqipërisë në rendin e ditës janë vetëm tre pika për shkarkimin e Arben Ahmetajt dhe emërimin e Belinda Ballukut në vendin e tij dhe ministres së re Majlinda Dhuka. Kërkesa për debat është hedhur poshtë.

Njoftimi i plotë

Të nderuar kolegë, ju njoftoj se seanca plenare  e sesionit të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet në datën 28 korrik, ora 17:00. (Urdhër nr.67, datë 26.07.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.13835, datë 26.7.2022 “Për shkarkim Zëvendëskryeministri dhe ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 13836, datë 26.7.2022 “Për emërim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr.13837, datë 26.7.2022 “Për emërim Zëvendëskryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit