Ditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Dje dhe sot në Sarandë ndërruan jetë dy turistë nga infarkti një anglez dhe një polak.