-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajm shokues për Atalantën, shoku i Gjimshitit me doping

Kryesoret

Lajm i papritur për Serinë A e në veçanti për Atalantën, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti i bergamaskëve, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm. Mbas daljes së rezultatit, qendërmbrojtësi argjentinas është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.

Partneri i Gjimshitit në repartin e pasmë, nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask.

Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. Steroidet anabolike përfshijnë testosteronin dhe format (sintetike) të testosteronit të krijuara në laborator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit