Brenda opozitës së re nuk ka konkurrencë apo rivalitet për lidershipin. Kështu tha sot Ilir Meta. Ish-presidenti u shpreh se së bashku me Sali Berishën do të ndezin flakën e demokracisë për të sjellë ndryshimin. Synim, tha Meta, është denoncimi i korrupsionit të qeverisë.
“Nuk është ky problemi ynë, se kush do të jetë partia e parë e opozitës, se mund të jesh parti e parë e opozitës për 200 vite, je bishti i opozitës.
Nuk jam asnjë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do të ketë një konkurrencë, do të jetë luftë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit kudo.
Nëse keni një denoncim që nuk e bëni dot, silleni te Ilir Meta dhe Partia e Lirisë dhe nuk do u dalë fare emri si burim informacioni. Ne do të ndezim shpresën dhe flakën e demokracisë” tha Meta.









