-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Noizy te Elvana Gjata, kush janë emrat që mund të marrin pjesë në “Big Brother Vip Kosova”?

Kryesoret

“Big Brother Vip”, po pritet me entuziazëm nga të gjithë, sidomos pas suksesit që pati një format i tillë në në Shqipëri.

Puna ka nisur si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë përmbajtjesor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë. Çmimi i parë do të jetë plot 200 mijë euro.

Po kush do jenë personazhet e zgjedhura në Kosovë për këtë super emision të ndjekur?

Lajmi interesant është se do zgjidhen emra nga të gjitha trevat, pra jo vetëm në Kosovë. Një sërë artistësh do të marrin pjesë edhe nga vendi ynë. Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh.

Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”.

Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë.

Po krahas Robertit, kush do të bëhet pjesë e këtij spektakli tashmë të njohur? Duket se kontratat janë mbyllur me një sërë emrash edhe nga Shqipëria. Burime kanë bërë me dije se Noizy është një ndër emrat më të spikatur që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në reality.

Nga ana tjetër, ky format do të rikthejë në ekran edhe Luana Vjollcën, që do të jetë pjesë e shtëpisë, kundrejt një pagese të majme.

Me shumë interes është përcjellë edhe emri i Elvana Gjatës në këtë format, që është ndër personazhet më të dashura nga publiku ynë.

Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur nga trojet shqiptare dhe diaspora. Vlen të theksohet se pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit