Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, sot me anë të një postimi në facebook i është përgjigjur ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, pas deklaratave të këtij të fundit gjatë një interviste televizie ditën e djeshme në Kosovë.
Lushtaku thekson se Xhelal xhandari, si dezertor i luftës nuk mund të flasë për burrëri.
Postimi i Lushtakut
Si dezertori i luftës që je, nuk mund të flasësh për burrëri. Ka qenë koha për secilin prej nesh për të treguar burrëri gjatë asaj periudhe. Fatkeqësisht, ti zgjodhe të ikësh!
Si ministër që je, e ke keqpërdorur policinë e Kosovës dhe njësinë speciale të saj përmes urdhrave politik nga shefi yt për shtetrrethimin e Skenderajt mbrëmjen e 14 majit.
Xhelal, kanë ikur ata që kanë bërë shtetrrethime në Kosovë e shpejt do të ikësh edhe ti!
Related