-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqipëria, shtet artificial”! Ceka për “5pyetjet.al”: Largoni Hodgesin nga Butrinti

Kryesoret

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka i kërkon ministrisë së Kulturës që të largojë nga bordi i menaxhimit të Butrintit, Richard Hodges për shkak të pikëpamjeve dhe ideve të tij të pabazuara, i cili jo vetëm që trashëgiminë kulturore shqiptare e cilëson greke, por disa vite më parë gjatë një leksioni të mbajtur për studentët në Romë theksonte se Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar. Për Cekën largimi i Hodges nga bordi duhet të bëhet menjëherë.

Në video lart, leksioni i Richard Hodges

Kjo nuk ka të bëjë me ligjin, por duhet menduar pozicioni i këtij personi në bordin drejtues të Butrintit. Sepse në materialin që ka shpërndarë, plani i menaxhimit, ky është autor kryesor dhe Butrinti del qytet grek dhe ky ngul këmbë dhe thotë Butrinti është grek pa pasur asnjë argument. Pra, reflektimi i antikitetit në të sotmen është një nga gjërat nga më të rrezikshme të përdorimit të arkeologjisë në shërbim të politikave ta gabuara.

Kur arkeologjia jep argumente, e bën Butrintin grek dhe ky thotë pastaj e gjithë zona ka qenë greke dhe iu dha padrejtësisht Shqipërisë, kjo implikon zotërinë politikisht, pasi diskutimi është grek apo nuk është grek është thjesht shkencor, por kur ky ka edhe një mendim për të sotmen që e mbështet te studimet e antikitetit, nuk ka asnjë bazë. Pozicioni i tij në bordin drejtues të Butrintit është shumë i diskutueshëm, duhet rishikuar. Largimi i tij nga bordi është i domosdoshëm.

E para sepse ai vend i takon arkeologëve shqiptarë, jo të huajve dhe e dyta sepse ka pikëpamje të gabuara politike të sotme, jo të kaluarës. Kur ky e përdor antikitetin në shërbim të sotmes vendi i tij në bordin e menaxhimit të Butrintit është i padëshiruar” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit