Zjarri që ka vazhduar prej disa ditësh në Selenicë ka djegur 25 hektarë shkurre si dhe 300 rrënjë ullinj. Po ashtu flakët përpinë dhe një banesë në pronësi të Laver Aliaj.
Mëngjesin e kësaj të marte është raportuar për një zjarr në Berat. Banorët e fshatit tentuan të digjnin mbeturinat, por situata ju doli jashtë kontrollit.
Pas djegies së mbeturinave ata u larguan nga vend ngjarja por zjarri u riaktivizua duke përfshirë në flakë ullinj dhe disa bimë frutore.