-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqi, vrau nënën se i kërkoi ujë

Kryesoret

Të frikshme janë detajet e vrasjes brutale që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Selanikut, ku një 59-vjeçar vrau nënën e tij 84-vjeçare.

Sipas informacioneve, në një moment 84-vjeçarja e pafuqishme i ka kërkuar të birit një gotë ujë. Më pas ai u ngrit dhe iu vërsul duke e rrahur për vdekje.

Raportohet se 59-vjeçari Anestis ka probleme kronike të alkoolizmit dhe disa herë ka shfaqur sjellje agresive.

Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur mëngjesin e djeshëm kur djali i dytë i të moshuarës e ka gjetur të vdekur dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet: “Konkretisht, në orët e para të ditës së djeshme (26-07-2022), në një shtëpinë ku banonte, ajo u gjet e pajetë nga një i afërm me të nxira në fytyrë, qafë dhe plagë në pjesën e majtë ballore.

Kjo nuk është hera e parë që policia ndodhet në shtëpinë e familjes, dhe në të kaluarën i kishte vizituar disa herë pasi 59-vjeçari kishte krijuar episode të ndryshme si me fqinjët ashtu edhe me vëllain e tij.

Sipas një banori të zonës, 59-vjeçari ishte shtruar prej kohësh në spitalin psikiatrik të Stavroupoli, kishte sjellje agresive dhe ishte çështje kohe të bënte diçka të keqe.

“Ai probleme kronike me alkoolin, ishte pijanec dhe krijoi shumë incidente. Ai po debatonte vazhdimisht me vëllain dhe fqinjët. Policia i kishte vizituar disa herë pas ankesave, por nuk ishte bërë asgjë” , tha ai./ Protothema

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit