Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, ka dhënë një deklaratë në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Malltezi shtron shtatë pyetje në lidhje me këtë çështje ndërsa thotë se pavarësisht se prej 3 vitesh paguhet 29 euro për ton për mbetjet nuk ka incenerator. Ai tha se në këtë skemë janë përfshirë edhe qytetarë rusë.
Deklaratë e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Malltezi
Kjo është një foto e Sharrës në ditët e sotme. BINGO bën ai që gjen se ku është inceneratori! Por për inceneratorin e Tiranës janë paguar mbi 45 milione € deri më sot për t’u ndërtuar! Ku shkuan paratë?
Ka mbi 3 vjet qe po paguhet nga 29 €/ton mbetje ndonëse incenerator nuk ka! Edhe sipas kontratës ne fuqi derisa te funksiononte inceneratori do duhej paguar veç 12 €/ton, jo 29! NUK PRANOJME MË “Ç’më duhet mua për kontratën?”
Ja disa pyetje të thjeshta:
1. Pse po paguajnë prej 3 vitesh qytetarët e Tiranës nga 29 euro/ton ndërkohë që ka veç landfill dhe duhej paguar veç 12 euro/tonë derisa të funksiononte landfilli?
2. Kush gënjeu sikur kompania në Holandë kish eksperiencë ndërkohë që ajo ishte thjesht guackë?
3. Pse Edi Rama i dha 8 pike bonus një guackë të sapokrijuar?
4. Pse krijuan guacka bija, guacka nona dhe guacka gjyshe?
5. A kish shtetase ruse qe firmoste ne emër të guackës gjyshe? Kush shqiptar di të thotë se ku shkuan paratë e shqiptareve? E pra shtetas të huaj përfshirë shtetas ruse e dinë fare mire.
6. Kush i ndaloi autoritetet dhe drejtoritë të vepronin ndaj këtyre shkeljeve?
7. Kush po i ndal edhe sot drejtoritë të ndërpresin financimet për korrupsionin gjigand të inceneratoreve?
Janë pyetje shumë të thjeshta për qytetaret por shumë të vështira për drejtësinë e Soros.