Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, deputet i PD-së, Xhelal Mziu është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Ai është thirrur nga prokurorët për t’u marrë në pyetje, por nuk dihet nëse është person në hetim apo në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e dosjes që drejtësia ka në dorë.
Mziu është paraqitur rreth orës 10:00 të paradites dhe nuk ka pranuar që të flasë për mediat në momentin që është futur.