Reagimet nuk kanë munguar nga politika pasi Autoriteti i Dosjeve deklaroi se ka gjetur dokumente se Ilir Meta ka qenë sigurims.
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shkruan se është e papranueshme që të ulet në të njëjtën sallë me bashkëpunëtorë të sigurimit të sistemit që persekutoi gjysmën e familjes së tij apo dhe gjysmën e shqiptarëve.
Çollaku shprehet se Shqipëria duhet të pastrohet nga kanceri i sigurimit të shtetit.
“Elami Hado eshte gjyshi im,i persekutuar burgjeve dhe hetuesive te komunizmit.
Eshte e papranueshme qe une sot si deputet te ulem ne te njejten salle me bashkepuntore te sigurimit te sistemit qe persekutoi e masakroi jo vetem gjysmen e familjes time por gjysmen e shqiptareve.
Shqiperia duhet te pastrohet nga kanceri i sigurimit te shtetit,kjo eshte detyre jo vetem e deputeteve te kuvendit te Shqiperise por e cdokujt nga ne si qytetare me dinjitet e empati njerezore.
Ky eshte nje amanet..,dhe amanetin nuk e tret as dheu” shkruan ai.