Komiteti Organizativ i Partisë së Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta ka zgjedhur drejtuesit e rinj të strukturave deri në mbledhjen e Konventës Kombëtare brenda dy muajve.
Me propozim të Metës dhe të zëvendëskryetarit, Agim Nesho, Komiteti Organizativ zgjodhi sot drejtuesit e rinj të strukturave që janë;
Tedi Blushi – Sekretar i Përgjithshëm
Endrit Braimllari – Sekretar Organizativ
Floida Kërpaçi – Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
Silva Caka – Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun