Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu foli për marrëveshjen e korridorit të grurit, një marrëveshje që përfshin Rusinë dhe Ukrainën dhe tha se ajo rrit shanset për një armëpushim.
“Fatkeqësisht, ka vende që duan që kjo luftë të zgjatet dhe për fat të keq disa vende kanë kundërshtuar gjithashtu marrëveshjen e grurit, ata nuk e kuptojnë situatën në Ukrainë dhe dëmin që ajo shkakton për të gjithë botën. Nëse arrijmë të zgjidhim krizën e grurit, atëherë do të hapet një rrugë për një armëpushim”, u shpreh Cavusoglu, i cili konfirmoi rolin e Turqisë si ndërmjetës.