-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rruga Qukës-Qafë Plloçë “gropë e zezë”, KLSH: Milionat u paguan, puna s’u bë

Kryesoret

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport për auditimin e ushtruar në Autoritetin Rrugor Shqiptar, projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë” ku ka evidentuar shumë shkelje me një kosto të lartë për buxhetin e shtetit që kanë shkuar dëm.

“Përshkrim i shkurtër i Projektit të Auditimit.

“Mbështetur në Ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014, “Për organizimin dhe funksionimin e
KLSH”, në zbatim të Projektit dhe Programit të Auditimit nr. 8/1 prot., datë 18.01.2022, i
ndryshuar me shkresën nr. 8/2 prot.,datё 24.03.2022, miratuar nga Kryetari i KLSH, nga data
18.01.2022 deri me datë 08.04.2022, në subjektin Autoriteti Rrugor Shqiptar Tiranë, Projekti
“Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”, për periudhën nga data fillimi i projektit deri me datë

31.12.2021,u krye auditimi “Mbi zbatimin e përputhshmërisë”. Auditimi u krye me përzgjedhje
dhe i njëpasnjëshëm mbi bazë materialiteti dhe risku. Konkretisht u audituan, marrëveshjet
financiare dhe ndryshimet e tyre, shkalla e arritjes së objektivave dhe komponentëve të projektit,
menaxhimi financiar, shkalla e realizimit të disbursimeve financiare kundrejt atyre të
programuara dhe raportimi i tyre në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, realizimin e
procedurave të prokurimit për shërbime dhe punime civile, zbatimin e kontratave të shërbimeve
konsulentë dhe atyre të punimeve civile. “, thuhet në raport.

Në konkluzionet e auditimit thuhet se:

-Projektzbatimi origjinal është hartuar me mangësi të theksuara, sipas të cilave projekti është shoqëruar me rritje të konsiderueshme të kostos.

– Mungesa e financimit ka sjellë pasoja sipas të cilave vihet në diskutim vënia në funksion e rrugës, sidomos për lot 3.

– Për disa zëra punimesh janë bërë likuidime të pa argumentuara. Në mungesë të automjeteve të cilat duhet të viheshin në dispozicion të mbikëqyrësit të punimeve, ato janë furnizuar me vonesë, por edhe pse në mungesë të tyre janë likuiduar shërbime për to.

-Projekti është shoqëruar me vonesa si për arsye të mos angazhimit të Kontraktorit konformë grafikut të punimeve, ashtu edhe për vonesa në miratimin e ndryshimeve të nevojshme në projektin origjinal, veprim i cili është shoqëruar me rritje të kostos së projektit si pasojë e rritjes së shpenzimeve konsulente për mbikëqyrjen e punimeve si dhe vënie me vonesë në eficiencë të investimit, duke mos arritur përfitimet e parashikuara nga projekti.

– Pavarësisht faktit se zbatimi i kontratave është në proces, nga ana e mbikëqyrësit të punimeve nuk janë zbatuar siç duhet termat e kontratës, për monitorim, dhënie instruksionesh, certifikim pagesash, etj.

Ndërkohë, në raport janë evidentuar edhe disa nga gjetjet dhe shkeljet kryesore.

  1. Janë likuiduar shpenzime për automjete nëpërdorim të konsulentit, ndërkohë që automjetet nuk ishin vënë akoma në disponim.
  2. Janë likuiduar volume punimesh të pakryera në fakt, për 3 (tre) zëra punimesh, në shumën 10,259.86 USD pa TVSH e cila përbën dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
  3. Përveç punimeve të cilat nevojiten të realizohen, si pasojë e shtesës në afatin e përfundimit të punimeve. nevojiten edhe shpenzime të tjera të cilat nuk ndikojnë në efektivitetin e punimeve siç janë shpenzimet e përgjithshme. Deri në përfundimin e afatit të parashikuar me 31.03.2020, janë parashikuar shpenzime shtesë për sigurime, kosto e operimit të automjeteve në disponim të mbikëqyrësit të punimeve, kosto laboratori dhe pagesa për drejtues mjeti me vlerë 363,541 USD, vlerë e cila përbën efekt negativ financiar.Për periudhën nga data 31.03.2020, janë realizuar shpenzime të tjera për aksesin e mbikëyrësit të punimeve. Për këtë periudhë këto shpenzime janë shtuar me vlerë 577,055.6 USD, vlerë e cila konsiderohet efekt negativfinanciar, e cila vjen si pasojë e mos realizimit të punimeve në afatin e përcaktuar në kontratë. Kjo vlerë i shtohet shpenzimeve të përcaktuara në auditimin e mëparshëm me vlerë 363,541 USD.
  4. Në Lot 2, në një distancë rreth 300 m, trupi i rrugës është zhvendosur plotësisht duke bërë të papërdorshme edhe punimet e realizuara më parë për ndërtimin e murit mbajtës me gjatësi 150 m, shtresave rrugore, gërmimet etj. Nga përllogaritje të përafërta, vlera e punimeve të cilat janë realizuar dhe janë dëmtuar arrin në shumën 76 mijë USD,vlerë e cila përbën rritje të kostos së projektit.
  5. Në preventivin e punimeve për Lot 3, zëri 2.2 “Shërbime për stafin e inxhinierit” është parashikuar furnizimi i 12 automjeteve në shërbim të mbikëqyrësit të punimeve dhe PMU, ndërkohë që për dy lotët e tjera janë parashikuar 5 automjete. Bazuar në pagesat e realizuara si pasojë e parashikimit të pa argumentuar në preventivin origjinal të punimeve, për këtë segment është shpenzuar më tepër vlera 110,000 USD e cila përbën rritje të pa argumentuar të kostos së projektit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit