-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkohet prokurori i Tiranës, Gjon Kodra

Kryesoret

Gjon Kodra, prokurori i Tiranës është shkarkua ditën e sotme nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Pak kohë më parë ai ishte konfirmuar në detyrë nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit. KPA ka konstatuar probleme në pasurinë e Kodrës.

Ai nuk e ka pasqyruar në deklaratën “veting” burimin e krijimit të një apartamenti me sipërfaqe 129 m2 në Tiranë të blerë në vitin 2016 për çmimin 50 mijë e 952 euro. Këtë pasuri, subjekti e ka prenotuar në vitin 2006 kur ka deklaruar se deri në muajin dhjetor të atij viti ka shlyer shumën 35 mijë e 952 euro, me burim kursimet e deklaruara më parë gjatë periudhës 2005-2006 dhe të ardhurat e bashkëshortes në shumën 30 mijë euro. Në vitin 2007, Kodra ka deklaruar shlyerjen e një kësti 5000 euro dhe në vitin 2008 pagesën e vlerës 10 mijë euro.

Megjithëse në shkallën e parë të vetingut subjektit i është kaluar barrë prove lidhur me mosdeklarimin e të ardhurave të bashkëshortes gjatë periudhës 2004-2005, që në 2006-ën janë deklaruar si burim për apartamentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit