Më shumë se dy muaj, pasi Edi Rama i bëri thirrje që të “hajë” edhe djathtas dhe jo vetëm majtas, SPAK duket se e ka “dëgjuar” duke nisur ofensivën nga opozita.
Ditën e sotme në dyert e SPAK-ut është paraqitur për t’u marrë në pyetje Xhelal Mziu. Ai bëhet zyrtari i parë i lartë i PD-së që ngjit shkallët e prokurorisë së posaçme.
Deputeti demokrat ende nuk dihet se përse u thirr. Dyshimet janë për kohën që ka qenë në krye të bashkisë së Kamzës përpara se të zgjidhej deputet.