Ylli i basketbollit amerikan, Brittney Griner pritet që ditën e stome të dal sërish para gjykatës për akuzat e drogës, për të cilat mund përballet me 10 vjet burg.
Griner është arrestuar në Rusi që nga shkurti, kur autoritetet thanë se gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj në një aeroport të Moskës dhe akuzuan lojtaren e WNBA për kontrabandë të sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Griner u deklarua fajtore në gjykatën rajonale Khimki pranë Moskës në fillim të këtij muaji, një vendim që avokati i saj shpreson ta çoj një dënim më pak të rëndë, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e ka klasifikuar atë si të arrestuar gabimisht dhe mbështetësit e saj kanë bërë thirrje për lirimin e saj, nga frika se ajo mund të përdoret si një peng politik në mes të pushtimit rus të Ukrainës./CNN