Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë, Monika Kryemadhi ngriti shqetësime lidhur me qasjen në materialet hetimore dhe provat e dorëzuara nga SPAK.
Ajo tha se ka marrë një USB me prova, por nuk ka mundur t’i hapë, duke kërkuar që të i jepen të gjitha aktet dhe përgjimet, përfshirë ato familjare.
Ish-deputetja gjithashtu komentoi kushtet e mbajtjes së Metës në sallë, duke krahasuar me sistemin amerikan,
“Sallat janë tipike amerikane, por ka një ndryshim: edhe vrasësit atje ulen me avokatin përkrah,” u shpreh Kryemadhi.
Prokuroria e SPAK-u tha se problemi me USB-në do të zgjidhet dhe materialet do t’i dorëzohen palëve.
Debati u përqendrua edhe tek përgjimet ambientale, të cilat Kryemadhi tha se nuk ndodhen në materialet e dorëzuara, edhe pse lista e provave i përmend ato.
Seanca e dytë në themel! Meta përshëndet përtej xhamit me dy gishtat lart









