-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Berisha: Paratë u vodhën me valixhe në mes të ditës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se po e rrit koston e inceneratorëve nga 420 në 700 mln euro.

Sipas Berishës, vetëm impianti i Elbasanit i cili është ndërtuar me 12 milionë euro, është funksional, paratë e tjera janë vjedhur në mes të ditës me valixhe.

Ai theksoi se nëse këto shifra do të ishin shpenzuar për pensionet, ato do të ishin dyfishuar.

Nuk mbeten fonde për të ndërtime publike. Nuk mbeten fonde për zhvillim por vetëm për shpërdorim dhe vjedhje. Ju keni dëgjuar këto muaj për inceneratorët. Janë jo 420, por absolutisht po shkon përllogaritja drejt 700 mln eurove.

Përveç një djegësi 12 mln në Elbasan, të tjerët nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Tani kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi dhe kujtojnë se do shpëtojnë. Me 700 mln euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri. Ka krim më të madh se ky?” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit