Sot është 100 vjetori i vendosjes së mardhënjeve diplomatike SHBA-Shqiperi. Kjo është një ditë e shenuar në historinë e kombit tonë. Mbase data kur mund të thuhet që shqiptari “vojt kah perendimi” siç shprehej Luigj Gurakuqi kur Shqiperia u bë pavaruar formalisht me 28 Nëntor 1912 për të mos nderruar më drejtim.
Sot në Pallatin e Kultures në Tiranë me prezencen e autoriteteve më të larta shteterore dhe të shkelqesisë Kim u thanë shumë fjalë entuziazmi, të verteta e të ndjera. Kryeministri Edi Rama i cili e shfrytezoi rastin për të bërë edhe politike në korrizin e kundershtarëve , citoi si kontribues në këtë akt Fan Nolin të cilit nuk i duhet hequr asgjë (Nolit) me shumë mirnjohje duke risjelle ne kujtesë një bisedë të shkurter mes Peshkopit dhe Presidentit Uillson.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/07/1-12.jpg)
Por gjithmonë harrohet At Gjergj Fishta shpresoj nga padija per t’ja thënë një fjalë nderi per protagonizmin e tij në këtë ngjarje të vitit 1922! Poeti kombetar pat vizituar Ameriken në Pranveren e ketij viti me yshtjen e Vatikanit per disa muaj pikerisht për të lobuar me ndermjetesimin e kardinaleve dhe senatorëve katolik njohjen e Shqiperisë! Kjo leter jo e panjohur derguar sivellaut të tij françeskan gjuhetarit At Justin Rrota e deshmon këtë!
Atë që eterit themelues realizuan me shumë mundim duhet ta ruajmë nga çdo mundim për ta cenuar. Me mirnjohje e perulje duhet kujtuar sot edhe At Gjergj Fishta????????????????
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/07/2-2.jpg)