Presidenti Bajram Begaj u shpreh në aktivitetin me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike se Amerika është partneri ynë më i madh strategjik.
Sipas Begajt, falë mbështetjes bujare dhe pa rezerva të SHBA, shqiptarët sot janë faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan.
“Falë mbështetjes bujare dhe pa asnjë rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptarët sot janë një faktor me rëndësi gjeopolitike në Ballkan. Mbështetja e SHBA është e paçmuar për çështjen tonë kombëtare.
Me të njëjtat principe dhe me të njëjtën vendosmëri me të cilën u mbështet Shqipëria 100 vjet më parë, u mbështet edhe Kosova për shpalljen e pavarësisë”, u shpreh presidenti.