-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama na nxiu faqen me SHBA, Pompeo fshiu fotot, Pence s’e takoi fare

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi nga Mirdita se qeveria e Edi Ramës ka shënuar rekordet më të zeza pas Enver Hoxhës.

Berisha theksoi se edhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka fshirë nga postimet e tij pasi kuptoi se kush është qeveria e Ramës.

“Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Me rekordet më të zeza ja nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës.

Para 1 muaji erdhi këtu zv/Presidenti i SHBA, nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm, u takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij.

Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte pleshta, ta themim kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon.

Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla.

Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu tkaimet se këta të turpërojnë.

Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është asbolutisht kryekëput anti-shqiptare.”-tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit