-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Të rinjtë po rriten për emigracion, faji i sistemit të bandave të Ramës

Kryesoret

Gjatë takimit në Mirditë, lideri i PD-së, Sali Berisha ka ritheksuar dhe problematikat e ikjes së të rinjve.

Berisha është shprehur se sistemi që ka ngritur Rama, ky qytetarët votojnë formalisht dhe vota shitet e blihet, nuk po u jep liri qytetarëve të jetojnë.

Sipas tij fëmijët po rriten për të shkuar në emigrim.

Një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht nuk ka vështirësi që ta bëjë këtë gjë. Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën.

Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit.

Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë këtë nuk e pranojnë.

Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit