-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DEA “gozhdoi” Pashukun! Firma e biznesmenit të ndërtimit tendera nga shteti

Kryesoret

Gjykata e Posaçme sekuestroi sot 23 prona të biznesmenit Anton Gjinaj, i dënuar për trafik droge në Spanjë. Me emrin Pashuk Gjini ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 vjet e 9 muaj burgim për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, aktualisht po vuan dënimin në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se sekuestro e pasurive të Gjinajt është bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë,” i njohur gjithashtu si ligji anti-mafia.

Biznesmeni me dy emra u dënua në 2010 në Spanjë dhe u kap në 2021 në Mal të Zi duke u transferuar për të vuajtur dënimin më pas u ekstradua në Shqipëri. Biznesmeni Anton Gjinaj është ndjekur nga DEA amerikane për drogën në Spanjë.

Gjykata ka vendosur sekuestron preventive të 6 kompanive në pronësi të subjektit dhe personave të lidhur, përfshirë kompaninë e ndërtimit ‘Alessio 2014’, kontraktore e institucioneve publike. Gjithashtu biznesmenit dhe personave të lidhur i janë sekuestruar mijëra metra katrorë tokë truall, disa apartamente dhe ndërtesa, si dhe 4 automjete luksoze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit