9 punonjës të portit të Durrësit, janë liruar nga burgu. Ata u arrestuan pasi në kontejnerin “Banaking”, mungon disa arka nga të cilat u dyshua se kishte drogë.
Kontejneri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.
Gjykata ka liruar 9 të arrestuar, dhe ka caktuar detyrim paraqitje për përgjegjësin e turnit të kamerave në port, Skënder Plaku, për operatorët e kamerave Shefqet Elezi dhe Profit Tola, dhe për operatorët e kamerave Gentian Halili, Rajd Bleta dhe Gjergji Doraci. Po ashtu detyrim paraqitje për përfaqësuesit e firmës Banaking, Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata.